Luigi Soreca: Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal në qytetin e Sarandës në kuadër të javëve europiane. Pas takimit me kryetarin e Bashkisë, ambasadori tha BE do të financojë për turizmin në Shqipëri rreth 40 milion Euro, përmes projekteve Albanian Destination Managment ( DMO Albania).
“Jemi pothuajse në fund të javëve të Europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse është Europë, turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri, nëse shikoni rrjetin tim social, e keni parë që jam bërë ambasadori i turizmit në Shqipëri, për bukurinë që ofron, turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh.
Ajo që ju duhet është bashkërendimi dhe kombinimi i të gjithë faktorëve që turizmi të jetë një aset, një pasuri afatgjatë. BE po ndihmon, ne do të japim 40 milion Euro për të turizmin. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër”, është shprehur Soreca.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/YhBR-KuWfl0/mqdefault.jpg)