Finlanda dhe Suedia mund të anëtarësohen në NATO shumë shpejt nëse vendosin të kërkojnë anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore – tha sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg të enjten.
“Nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të priten ngrohtë dhe unë pres që procesi të vijojë me shpejtësi”, i tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel duke shtuar se ai do të bisedonte me presidentin finlandez gjatë ditës. Ai tha se ishte i sigurt se do të mund të gjendej pajtim për periudhën mes aplikimit të dy vendeve skandinave dhe pranimit formal të tyre në aleancë.
Rusia, me të cilën finlanda ndan një kufi 1300 km të gjatë, ka thënë se do të dislokojë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën e saj në Baltik, Kaliningrad, nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të anëtarësohen në NATO. Dy vendet, prej dekadash neutrale ushtarakisht, duket se po ecin në këtë drejtim, pavarësisht kërcënimeve të Moskës, por zëra skeptikë për anëtarësimin e tyre në aleancën perëndimore ka edhe mes vetë anëtarëve të NATO-s.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Stoltenberg#NATO#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/YkEgA2fB4qg/maxresdefault.jpg)