Forcat ruse të sigurisë vranë gjashtë militantë në një operacion special, në republikën ruse në kaukazin verior, Ingusheti. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve TASS, të dielën, e cila ka cituar agjencitë lokale të ruajtjes së rendit. Të shtunën, autoritetet shpallën kompetenca emergjente kundër terrorizmit në qytetin Karabulak pasi militantët e dyshuar kishin hapur zjarr ndaj forcave të zbatimit të ligjit në një ndërtesë banimi.
"Operacioni special ka përfunduar tani. Regjimi i operacionit anti-terrorizëm është ende në fuqi," tha një burim i zbatimit të ligjit për agjencinë TASS.
Identitetet e militantëve të dyshuar po përcaktohen, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar një burim.
Ingushetia, rajoni më i vogël në Rusi, ndodhet midis Osetisë së Veriut dhe Çeçenisë. Ajo ka një popullsi prej rreth gjysmë milioni njerëz.
Për gati një dekadë deri në vitin 2017, forcat ruse të sigurisë janë përballur me një kryengritje të armatosur të kryer nga një sërë grupesh militante islamike në Ingusheti, si dhe në Dagestan dhe Çeçeni.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Rusi
![](https://i.ytimg.com/vi/YrzyQyGOO6k/maxresdefault.jpg)