Sot së bashku me mjekun specialist të ftuar do të flasim për aneminë gjatë shtatëzanisë. Periudha e shtatëzanisë sjell në trupin e një femre ndryshime fizike, hormonale dhe metabolike. Mundësia që një femër të zhvilloj anemi gjatë kësaj periudhe është aq e lartë sa shpesh mjekët e konsiderojnë atë si anemi fiziologjike pasi nevojat e nënës dhe fetusit për Fe, vitamine B12 dhe acid folik rriten javë pas jave. Ndaj për te mbajtur situatën nën kontroll është mire që çdo grua shtatzënë të përdorë suplemente të cilat duhet të jepen vetëm nën këshillën e mjekut.
![](https://i.ytimg.com/vi/YwwCum4xwgc/maxresdefault.jpg)