Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë në qendër të kryeqytetit të vendit.
Sipas policisë Elton Zoto nga Delvina hyri fillimisht në bankën kombëtare greke dhe nën kërcënimin e një thike mundi të grabisë rreth 4000 euro nga banka.
Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës, së bashku me përgjegjësin e sigurisë së institucionit financiar, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.
Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë, si dhe një makinë patrulluese.
Autori, të cilit iu gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie dhe njëri tyre, në vetëmbrojtje, ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.
Shqiptari ka marrë 2 plumba, dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Elton Zoto u dërgua në spital dhe po lufton për jetën, ndërsa polici që qëlloi mbi të, u ndalua me urdhër të prokurorisë deri në sqarimin e rrethanave.
Elton Zoto rezulton me precedentë penalë në greqi. Ai është skeduar për krime që kanë lidhje me drogën
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Grabitja#Greqi
![](https://i.ytimg.com/vi/YybyU764xYo/maxresdefault.jpg)