Qeveria e Italisë tha se ka përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, duke i dhënë fund pranisë së saj 20-vjeçare në këtë vend. “Natën e kaluar, misioni i Italisë në Afganistan ka përfunduar zyrtarisht”, tha të mërkurën ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini. “Megjithatë, angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare për Afganistanin, duke filluar me Italinë, nuk mbaron këtu. Ai do të vazhdojë në forma të tjera”, shtoi Guerini. Italia ka pasur rreth 50,000 trupa në Afganistan gjatë 20 vjetëve të fundit. Prej tyre, 53 janë vrarë dhe 723 janë plagosur. Disa orë para Italisë, edhe Gjermania ka njoftuar se i ka dhënë fund pranisë ushtarake në Afganistan. Ushtarët “tani janë duke u kthyer në shtëpi”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Të gjitha trupat e huaja pritet të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 shtator. Në këtë datë shënohet 20-vjetori i sulmeve terroriste të Al-Kaedës në SHBA, ngjarje kjo që çoi në ndërhyrjen amerikane në Afganistan.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Afganistan#Italy#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Z-NHrMgSBB4/maxresdefault.jpg)