Prokuroria e Elbasanit ka këkruar 25 vite burg për Arbër Paplekjan, ish efektivin e RENEA, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit 2021.
Për dy ish-zv.drejtorët Albert Nushi e Nikollaq Palla, organi i akuës kërkoi 2 vite shërbim prove, ndërsa për punonjësit e policisë 8 muaj shërbim prove.
Këtë të enjte u dha pretenca e prokurorisë, ndërsa vendimi nga ana e gjykatës do të merret më datë 7 korrik.
Në një përballje mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, në lagjen 5 Maji në Elbasan, në prani të punonjësve të policisë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.
Konkretisht ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndrri i viktimës si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.
Arbër Paplekaj, truproja i Gazment Bardhit, drejtuesit politik i PD në Elbasan në atë kohë, në momentin që ekzekutoi Xhuvanin, ndaloi një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj.
Ai i mori automjetin dhe u nis drejt Tiranës ku u drejtua te reparti i Forcave Speciale RENEA dhe hyri në zyrën e Komandantit, të cilit i tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Më pas, i shoqëruar nga ai, u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pohoi se qëlloi për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS-së.
Paplekaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”. Ndërsa dy ish zvndrejtorët Albert Nushi e Nikollaq Palla akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas prokurorisë, edhe pse ishin sinjalizuar për një situatë të tensionuar, as nuk e parandaluan dhe pas ngjarjes, as nuk ndaluan, arrestuan apo evidentuan personat e përfshirë në konflikt.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Paplekaj#Prokuroria
![](https://i.ytimg.com/vi/Z-p4d2SYWh0/maxresdefault.jpg)