Presidenti amerikan Xho Bajden i jep një paralajmërim të fuqishëm Moskës, të mos përdorë armë të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Mos, mos, mos. Do të ndryshohet faqja e luftës në Ukrainë si kurrë më parë që prej Luftës së Dytë Botërore”.
Paralajmërimi i Bajdenit në një intervistë për CBS vjen në një moment, kur rrjedha e luftës në Ukrainë ka ndryshuar me rimarrjen nën kontroll nga ukrainasit të rajonit të Harkivit. Por për presidentin rus Vladimir Putin, Moska nuk e ka me ngut në Ukrainë dhe se objektivi mbetet i njëjtë.
“Ka pasur përpjekje për të kryer akte terrori dhe për të goditur infrastrukturën tonë civile. Kemi bërë disa paralajmërime. Nëse situata përkeqësohet, përgjigjja do të jetë serioze”.
Sakaq, në rrethinat e Iziumit, ukrainasit kanë nisur të nxjerrin trupat e viktimave nga varret masive për të bërë ekzaminimin e tyre, pas dyshimeve se rusët e larguar prej andej, kanë kryer krime lufte.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!