Një infermiere për fëmijë që jetonte një jetë të dyfishtë si një trafikante kokaine u kap nga policia pasi postoi një selfie me të dashurin e saj, bos të drogës. Nëna e tre fëmijëve Umi Noor, 37 vjeçe, përdori paratë e pista nga trafiku i heroinës dhe kokainës, që e menaxhonte bashkë me të dashurin e saj Michael Hassan, për një biznes makinash me qera, si dhe për një restorant. Kur policia hetoi bizneset e saj, ajo pretendoi se kishte të dashur një person tjetër, për të mbuluar partnerin e saj të vërtetë ne jetë dhe në krim. Por ajentët gjetën një foto inkriminuese të saj me Hassan-in, si dhe mesazhet e tyre në lidhje me shpërndarjen e drogës. Ajo kishte në plan të përdorte restorantin për të pastruar paratë e drogës, dhe në njërin nga mesazhet shkruante: “Kam një gjë që do t’i bëjë paratë e tua akull të pastra.” Policia bastisi shtëpinë e saj në Mancester dhe gjeti 682g heroinë me vlerë 107 mijë paund, si dhe 92g kokainë me vlerë 8540 paund. Ajo zotëronte edhe një BMË të shtrenjtë, por arriti të vërtetonte se e kishte blerë me këste me rrogën e saj si infermiere. Gjykata e Mancesterit e dënoi me 4 vjet e një muaj burg pasi ajo e pranoi posedimin e drogave me qëllim shitjeje si dhe planin për fshehjen e të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Ndërsa Michael Hassan, 28 vjec nga Horwich, u dënua me 6 vite burg.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Infermieret#TopChannel
Ещё видео!