Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre për shpërthimin e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 26 qershor, ndërsa ekspertët kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen.
Ish-ministri ripërsëriti kërkesën për një akt ekspertizë të re. Në një dalje për mediat, pas përfundimit të seancës, Mediu është shprehur se nuk është njohur me aktin, dhe se ekspertët që kanë firmosur aktin e ekspertimit për dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi nuk kanë qenë ekspert të liçencuar.
Ai akuzoi Prokurorinë se po tenton të tërhiqet, duke mos insistuar në thellim veprimeve dhe se po merr për bazë një akt ekspertizë që sështë bërë nga ekspertë. Mediu tha para mediave se ka kërkuar aktet në prokurori e gjykatë, por që nuk i ka marrë, ndërsa ka kërkuar që çështja të zhvillohet si një debat normal gjyqësor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Seanca#Gerdeci
![](https://i.ytimg.com/vi/ZC4gMM6Afh4/maxresdefault.jpg)