Pasi u duk sikur u zhduk dimrin e kaluar, falë masave anti-covid që frenuan qarkullimin bashkë me virueset e tjera respiratore, gripi mund të kthehet të godasë sërish, duke përfituar nga rifillimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve. Kështu, seconi i ardhshëm i gripit, sipas ekspertëve, mund të ketë intensitet mesatar, me një numër prejh 4 deri në 6 milionë rastesh dhe kjo do të varet edhe nga sa persona do të vaksinohen për gripin. Pikërtisht për të evituar rrezikun e një epidemie të dyfishtë, imunologu i shtëpisë së bardhë, Anthony Fauci, fton që të bëhen njëkohësisht të dyja vaksinimet, kundër gripit dhe kundër covid 19.
Ekspertët vënë re se vitin e shkuar gripi nuk ka qarkulluar, por këtë vit, mund të rifillojë të shfaqet tek personat që kanë filluar të lëvizin dhe udhëtojnë sërish. Sipas Faucit, vaksina e gripit mund të bëhet pa rrezik bashkë me dozën e tretë të asaj anti covid. “Ajo që ka rëndësi është që të bëhen të dyja vaksinat sa më shpejt që të jetë e mundur, ka deklaruar imunologu për CNN. E nëse kjo do të thotë të bësh një injeksion në njërin krah dhe tjetrin, menjëherë më pas në krahun tjetër, nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi është ndoshta opsioni më i leverdisshëm”, thotë ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ekspertet#Gripi#TopChannel
Ещё видео!