TIRANE - Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Në Tiranë mesha u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili mbajti liturgjinë e shenjtë që u ndoq nga qindra besimtarë.
Kryepeshkopi dha mesazhet e tij për besimtarëve ortodoksë në momentin e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin shpresë nga drita e Perëndisë.
Besimtarët Ortodoksë në të gjitha kishat e vendit, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi. Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste. Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq.
Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
![](https://i.ytimg.com/vi/ZFF8rSsgLJY/mqdefault.jpg)