#fjalaweb
Luigj Gurakuqi ka qenë njëri ndër personalitetet kryesore të Lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së Atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Luigj Gurakuqi u lindi në Shkodër, në vitin 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlidje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës, në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës. Mw pas vijoi studimet e larta në shkencat biologjike, në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme
![](https://i.ytimg.com/vi/ZUzFL7FoEoU/maxresdefault.jpg)