Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal të arrestuar tashmë në Shtetet e Bashkuara. Pas mbledhjes me drejtuesit politikë në qarqe, shefi i qeverisë pranoi para mediave se është takuar me te por shtoi se nuk ka asnjë provë që mund të lidhë këtë takim me hetimin që po kryhet në SHBA.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE“Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do e takoja përsëri sa herë të më jepej mundësia. Jetojmë në një zonë të botë ku njerëzit merren kë takove, kujt i fole. Ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Në akt padinë konkluzioneve të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç fakteve u takuat atje apo aty.”Sipas Ramës, kjo çështje po përdoret nga opozita për interesat e saj politike, për të hequr vëmendjen nga rihetimi i 21 Janarit.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE“Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton. Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.”Per kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për të ngritur një komision hetimor parlamentar për të zbardhur rolin e tij në çështjen Mçonigal, Edi Rama dha këtë përgjigje:EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE“Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata në Amerikë, nëse thonë si gjykata në Amerikë mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e foltores, kjo është zgjedhja juaj.”Ish-drejtori i kundër zbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili mes të tjerash akuzohet se nuk ka raportuar udhëtimet falas në Tiranë si edhe takimet me Kryeministrin e Shqipërisë, u arrestua të shtunën.
![](https://i.ytimg.com/vi/ZXDqA6dnFkE/maxresdefault.jpg)