Partia Demokratike, vijon akuzat ndaj qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet anëtarit të Kryesisë, Enno Bozdo, PD denoncon ndërtimin e tunelit të Llogarasë , që sipas tyre nuk justifikon interesin ekonomik, për të cilin bëhen investime të tilla si ky që kap shifrën 180 milionë euro.
Në këtë kontekst, 180 milionë euro të hedhura për tunelin e LLogarasë janë një investim pa asnjë logjikë ekonomike. Shkurton kohë në mënyrë të papërfillshme-vetëm 20 minuta-, i shërben shumë pak individëve, praktikisht ‘pakicës së pakicës’. Partia Demokratike në qeverisjen e saj i ka kushtuar rëndësi primare infrastrukturës rrugore. Për këtë arsye ne nuk jemi dhe nuk mund të jemi kurrë kundër investimeve të tilla, përsa kohë ato kanë bazë ekonomike dhe i shërbejnë shumicës së popullatës, pra jo tekave të pakicës.
Sipas Bozdos me kaq para mund të ishin bërë akse shumë më të rëndishme në funksion të disa herë më shumë qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, si rruga e Arbrit, Rruga Qukës-Qafë Plloçë etj.
Nga ana tjetër Avenir Peka, Drejtues i Departamentit të Sigurisë në PD, ka rreshtuar arsyet e sigurisë për të cilat qytetarët duhet të bëhen bashkë në protestë, krahas abuzimeve ekonomike.
Prej 11 vitesh bandat kriminale ushtrojnë kontroll te plote politik mbi Ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit nëpërmjet Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës. Nëpërmjet tyre, bandat kane emëruar përfaqësuesit e tyre ne nivelet me te larta te Policisë se shtetit, jo vetëm ne nivel vendor, por dhe qendror. Oltion Bistri, ish shefi i Njësisë Operacionale është i arrestuar për shkak te përgjimeve te ardhura nga Belgjika.... Drejtues te larte te policisë vodhën dhe manipuluan sistemin TIMS.... Shërbimi Informativ i Shtetit është institucioni i fundit i pavarur qe është vene tërësisht nen tutelën politike dhe kontrollin e bandave.
Po ashtu demokratët akuzojnë qeverinë se ka kapur policinë me patronazhistë, dhe se Operacioni Forca e Ligjit u bë për të ndihmuar bandat e jo për t’i goditur ato.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PD#Protesta
Ещё видео!