[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Grupe shqiptaresh e priten me protesta kryeministrin serb Aleksander Vuçiç gjate vizitës ne Kosove, ku ai provokoi me deklaratën se Kosova është Djepi i Serbisë. Disa prej tyre sulmuan automjetet, pjese e eskortës qe shoqëronte shefin e qeverise serbe, duke i goditur ato me këmbe. Ne disa media serbe ky reagim u përcoll me nje gjuhe te ashpër, ku shqiptaret u etiketuan si egërsira me flamuj te Shqipërisë, qe thërrisnin “UÇK, UÇK”, teksa sulmonin eskortën e kryeministrit serb. Ndonëse me tone me te zbutura për ngjarjen, reagoi edhe kryeministri Vuçiç. ai tha se shqiptaret tentuan ta provokonin, duke goditur automjetin e tij, por si përgjigje morën nje mesazh paqeje dhe jo konflikti. “Disa abuzuan me fjalët, goditen makinat tona, duke besuar se këmba është me e forte se makina, por shpresoj te mos jene lënduar”, tha Vuçiç i cili sugjeroi te siguronte libra për provokuesit, ne mënyre qe te mësojnë si te sillen.
![](https://i.ytimg.com/vi/Za5hvVMWEyw/mqdefault.jpg)