#TeutaMaçi#DiolaDosti#AgidaKoçi#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj.Vjollca
Tavë peshku me arra
800 gr peshk
100 ml vaj ulliri
Miell për lyerjen e peshkut
1 lgj miell për salcën
2-3 thelpinj hudhër
½ gotë verë e bardhë
2 gota ujë
Kripë dhe piper i zi
4 lgj arra te grira
Fillimisht presim peshkun në racione. Ngrohim vajin dhe vendosim në të 1 hudhër për aromatizimin e vajit. Largojmë hudhrën dhe pudrosim copat e peshkut me miell dhe i skuqim ato nga të dy anët sa të zverdhen pak. Më pas vendosim copat në tavë. Në po atë yndyrë shtojmë një lugë gjelle miell dhe e kaurdisim sa të zverdhet pak. E shuajmë me verë e më pas me ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, hudhrat e shtypura dhe i lëmë të marrin valë. Fikim zjarrin dhe shtojmë arrat. I përziejmë dhe salcën e shtojmë në tavë ku mbulojmë edhe peshkun. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 15 minuta. Më pas e shërbejmë peshkun me salcën e vet. Nëse dëshironi mund të vendosni dhe perime të ziera.
Kallamarë me salcë domate
600 gr kallamarë
1 qepë e vogël
Vaj ulliri
1 thelb hudhër
Pak spec pikant
½ gote verë të bardhë
½ gote pure domate
½ gote ujë
1 lç uthull
Kripë dhe piper i zi
1 lç gjalp
Majdanoz
Pērgatitja:
Pastrojmë kallamaret dhe i presim ato në shirita Ngrohim 3-4 luge gjelle vaj ulliri, sa te ngrohet shtojmë ne tigan 1 thelpi hudher te
plotë, pak spec pikant i kaurdisim sa te aromatizojmë vajin dhe shtojme menjehere kallamaret te prere ne shirita. Kaurdisim kallamarët për 5 minuta dhe me pas shtojme qepen te grirë shume imet dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta te tjera. Me pas i
shuajme kallamarët me vere te bardhe. E leme te zieje me veren derisa te avullojë alkooli dhe shtojme menjehere salcen dhe 50 ml ujë,
shtojmë 1 lugë çaji uthull dhe leme kallamaret te zieje për 15 minuta. Hedhim një lugë gjalpë dhe e përziejmë sa të shkrijmë.
Ne fund shtojme pak majdanoz dhe pasi te kemi shërbyer shtojmė 1 lugë çaji vaj ulliri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://s2.save4k.ru/pic/ZakXPGrZtic/maxresdefault.jpg)