#sulmkibernetik #sistemepolicie #muhametrrumbullaku
Të dhënat e publikuara për rreth 7 mijë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacione të klasifikuara apo sisteme sensitive që përdoren nga uniformat blu.
Kështu u përgjigj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me të dhënat e publikuara nga grupi i hakerave të ashtuquajtur, Home Land Justice. Për kryepolicin deri tani asnjë informacion sensitiv që administrojnë uniformat blu nuk është ekspozuar.
Muhamet Rrumbullaku: Nuk kanë të bëjnë fare. Është një listë emrash, pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie, nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit. Ne disponojmë 100 për qind informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar, pavarësisht deklaratave, ne jemi në të drejtën tonë, ne jemi në informacionin tonë, nuk kemi asgjë të ekspozuar.
Ndalur tek një njoftim i grupit të hakerave, Home Land Justice të cilët kundrejt një pagese ofrojnë të dhëna nga sistemi Deep See që pretendojnë se e zotërojnë, Drejtori i Përgjithshëm ka një përgjigje.
Muhamet Rrumbullaku: Duhet të kenë informacionin e duhur në lidhje me sistemin “Deep See”, është motor kërkimi, nuk ka informacion, s’ka databazë, nuk ka të dhëna. Ekspertiza do të japë fjalën e fundit.
Bazuar në IP që përdorin hakerat për shpërndarjen e të dhënave Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se Kina, Rusia dhe Londra janë shtetet nga ku publikohen informacionet e marra. Nisur nga kjo, autoritetet shqiptare i janë drejtuar këtyre shteteve duke i kërkuar sekuestrim të të dhënave si dhe bllokim të faqeve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!