Informacione dhe kuriozitete mbi shëndetin!
Insert 2 Korrigjimi i strabizmit
Çfarë është Strabizmi?
F1-4 Strabizmi si përkufizim, përfshin një sërë problemesh që lidhen me atë që njihet si shikimi apo sytë e shtrembër. Konkretisht mund të kemi:
• F4 Strabizëm nga brenda (ezotropia)
• F5 Strabizëm nga jashtë (ekzotropia)
• F6 Strabizëm nga lartë (hipertropia)
• F7 Strabizëm nga poshtë (hipotropia)
Llogaritet që rreth 4% e popullatës mund të ketë ndonjë formë sado të lehtë të strabizmit.
Kush preket kryesisht?
Përgjithësisht shfaqet që në fazat e hershme të jetës, por me raste te fëmijët mund të zhvillohet disa kohë pas lindjes, dhe mjaft rrallë në moshat pas 8 vjeç.
Shkaktarët
Në shumicën e rasteve shkaktohet nga anomalitë dhe kontrolli i kufizuar i muskulit të syrit. Pra është e vështirë ti vësh gishtin një shkaktari të caktuar. Është parë se trashëgimia gjenetike është një faktor. Gjithsesi vetë si fenomen vjen nga problemet e muskulit të syrit ose dobësimi i fijeve nervore që furnizojnë muskulin e syrit.
Simptomat
Simptomat përfshijnë vendosjen jo-paralele të syve, shikim të dyfishtë (diplopia), shikim i mjegullt, kthim të kokës apo fytyrës në një anë (torticolis). Në rastin e parë diplopi, kur sytë shohin në drejtime të ndryshme, truri merr dy imazhe. Për ta shmangur të parit e dy imazheve, truri ndalon përdorimin e syrit që sheh shtrembër. Për pasojë shikimi i atij syri zhvillohet më pak.
![](https://i.ytimg.com/vi/Zck5t79j0pM/maxresdefault.jpg)