#tirane #durres #hekurudhe
35 % e punës është realizuar deri më tani në hekurudhën Tiranë- Durrës, kështu u shpreh Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku. Me specialistë dhe përfaqësues të BERZH-it, ajo inspektoi nga afër punimet në kantier duke zbuluar detajet teknike mbi ecurinë e punës.
Belinda Balluku: Rreth 35% e kantierit është duke avancuar. Kjo hekurudhë është një mentalitet i ri. E gjithë linja hekurudhore ka një gjatësi prej 39 kilometrash në total, 34 prej të cilave i përkasin Tiranë-Durrës ndërsa 5 km është gjurma e re që do të lidhet me Rinasin.
Me përfundimin e hekurudhës, distanca Tiranë-Rinas do të përshkruhet për 12 minuta ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta. Ky investim për Zëvendëskryeministren do të jetë edhe një nyje e rendësishme pasi do të lidhet me Korridorin e Tetë.
Përfaqësuesja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, Ekaterina Solovova u shpreh se bashkëpunimi me qeverinë do vijojë edhe në projekte të tjera të mëdha.
Përgjatë hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas do ndërtohen 40 kilometra mure mbajtëse, si dhe 8 ura. Punimet për rikonstruksionin e hekurudhës ekzistuese dhe linjës së re drejt Rinasit pritet të përfundojnë plotësisht në vitin 2023.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!