Vetëm brenda 24 orëve policia ka arritur që të parandalojë dy përshkallëzime të dhunës në familje në Maliq. Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasditen e të dielës (01.09.24) pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë në konflikt ishte përfshirë edhe babai i 31-vjeçarit, vjehrri i të resë, I cili u procedua penalisht pasi së bashku me djalin ushtruan dhunë ndaj 28-vjeçares. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit. Konflikti dyshohet për motive xhelozie, 31-vjeçari ishte i skeduar me herët nga policia si përdorues i lëndëve ndarkotike. 28-vjeçarja është pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje".
Mëngjesin e kësaj të hëne policia arrestoi në flagrancë po në Maliq, një 42-vjeçar I cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake. Nga hetimet dyshohet se 42-vjeçari ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dhuna#Maliq
Ещё видео!