Një tjetër sulm ndaj gazetarëve u shënua këtë herë në Leposaviq,ku protestuesit serbë hodhën bomba Molotov në drejtim të gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës.
Pamjet janë bërë publike në mediat sociale, ku shihen gazetarët teksa vrapojnë pas sulmit nga protestuesit serbë. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se është sulmuar fizkiksiht kameramani i RTKsë, Bardh Bekteshi, i cili ka marrë dëmtimë të rëndë në kokë dhe në trup.
Sipas informacioaneve, sulmi u shënua teksa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga komuna me automjet. Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili tha se ekipet mediatike nga prishtina kanë rënë pre e sulmit brutal në Leposaviq.
Tre ditë më parë, një tjetër ekip gazetarësh të televizionit ATV u sulmuan gjatë raportimit në Zveçan. Sulmi u krye nga disa persona të maskuar, të cilët sulmuan me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, ku për pasojë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi morën lëndime në trup.
Edhe dy javë më parë ndodhi një episod i ngjashëm, ku u sulmuan gazetarët shqiptarë gjatë raportimit lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Incidentet
![](https://i.ytimg.com/vi/ZpGQtJbHQ2s/maxresdefault.jpg)