Prokuroria e Posaçme kërkoi shtatë vite burg për pesë gra të riatdhesuara nga Siria disa kohë më parë.
Ato u hetuan dhe janë në gjykim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe përfshirje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj.
Pesë gratë të cilat kanë ndjekur procesin e tyre në gjendje të lirë, po gjykohen me procedurë të shkurtuar çka do thotë se përfitojnë ulje të dënimit. Teksa SPAK kërkoi përfundimisht pezullimin e dënimit të tyre nëse gjenden fajtore dhe paraqitjen e tyre për pesë vite në Shërbim Prove.
Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.
Për të njëjtën dosje, janë nën hetime dhe disa persona për të njëjtat akuza.
Tv Klan
#siri #spak #xhihad
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Zr6lgUQvwU8/maxresdefault.jpg)