Nuk lejoj askënd të më kërcënojë prandaj kam marrë magnetofonin. Me këto fjalë Prokurori Nesti Pandili i dosjes së dytë të procesit të 14 Shtatorit ka motivuar prezencën në sallë të mangetofonit pasi ishte kërcënuar në seancën e shkuar nga njëri prej të pandehurve. Seanca e sotme ka filluar me një replikë të gjatë mes Prokurorit dhe palës mbrojtëse nëse ishte i nevojshëm regjistrimi i thënieve në një kohë kur ne seancat e tjera magnetofoni nuk ishte përdorur. Ky diskutim i cili zgjati 45 minuta e ka shtyrë gjyqtarin Genci Sinani, të tërhiqet për të marrë vendim i cili i ka dhënë të drejtë Prokurorit Pandili të regjistrojë seancën e sotme.
Më pas është vazhduar me pyetjet për dëshmitarin policin Vojsi Sadiku, komandant skuadre për ruajtjen e TVSH-së. Ashtu si dhe në sencën e shkuar më shumë është pyetur njëri prej gjyqtarëve Artan Broci sesa avokatët mbrojtës apo Prokurorë. Thelbi i dëshmisë se policit Sadiku ka qënë: unë nuk kam parë njeri por kam degjuar të shtëna. Pas tij ka dëshmuar mjeku Armando Dhamo për gjendjen shëndetësore të pandehurit Sokol Gashi, avokat i të cilit ka kërkuar ekzaminimin e tij mjekësor me pretendimin se duhet shtruar në spital.
Sot është thirrur vetëm një dëshmitar dhe për grupin e dytë të të akuzuarve mesa duket do të zgjasë shumë më tepër në takim me grupin e parë të të akuzuarve të klasifikuar nga Prokuroria si kryengritje e armatosur.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/_2NUaJ5uHPU/mqdefault.jpg)