Në rrjetet sociale është publikuar një pjesë e një interviste në të cilën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zihet “ngusht” kur pyetet për libra.
Në një intervistë që e kishte realizuar Enkel Demi, Thaçi pyetet nëse para gjumit afër e mban librin apo telefonin.
Në përgjigje, Thaçi thotë se e mban librin e jo telefonin.
Por, kur pyetet se cilin libër e kishte mbajtur një natë më herët, ai mendohet pak dhe i kërkon gazetarit nëse mund të ndalte xhirimin sepse nuk i kujtohej ndonjë titull.
#hashimthaci #harrontitullin #librit
![](https://i.ytimg.com/vi/_6pWaYSiuUc/mqdefault.jpg)