Policia greke ka shktërruar një grup kriminal i cili kishte ngritur tre shtëpi bari në Athinë. Policia Helene ka sekuestruar mbi 1500 rrënjë cannabis sativa dhe mbi 45 kg marijuanë, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se janë zhvilluar kontrolle në disa banesa në disa zona të ndryshme të Athinës. Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara mbi 1500 bimë narkotike cannabis sativa ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg marijuanë, 8.3 kg mbetje kanabis, mbi 52 mijë euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës.
Gjatë kontrolli personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë. Në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motora dhe 11 celularë.
Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo i cili merrej me financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike.
Ndërkohë është arrestuar Agim Kutra, i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë dy gjeorgjianë si dhe shtetasi grek Jorgos Makos. Bashkëpunëtor i grupit kriminal është identifikuar Ardjan Alikaj, i cili është shpallur person në kërkim.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#Kanabis
![](https://i.ytimg.com/vi/_GVXh1OmB18/mqdefault.jpg)