Është zhvillluar këtë të martë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Tiranës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.
Në seancë kanë qenë të pranishëm 3 ekspertët që kanë kryer eksperimentin e ndërtimit të skemës së krimit. Gjykata tha se akti për ekspertizën e ngjarjes dhe rindërtimin e saj, kërkuar nga Arbër Paplekaj u është vënë në dispozicion palëve një ditë më parë. Sakaq, gjykata është njohur me aktin e ekspertimit dhe ka konstatuar se ekspertët kanë vendosur në fund se nuk kanë pasur kohë për të analizuar pamjet filmike. Sipas ekspertit Artan Rexhepi është qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa thotë se turma ishte e armatosur. Avokati i Paplekaj, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e tre ekspertëve që ndërtuan ngjarjen. Sipas ekspertëve, rindërtimi i ngjarjes është bërë nga gëzhojat dhe jo nga pozicionimi i automjeteve, ndërsa tregojnë se ka elementë që duhen diskutuar, siç është dhe pozicionimi i punonjëses së policisë Xhensila Sota. Avokati i Paplekaj është shprehur se në aktin e ndërtuar ka kontradita, ku ekspertët u janë referuar edhe qitësave.
Gjykata e Apelit konstatoi se kërkesat e gjykatës nuk janë plotësuar nga ekspertët dhe se akti është i paplotë. Apeli ku ka kërkuar ekspertëve të kqyrin edhe pamjet filmike, si edhe të përcaktojnë pozicionimin e 2 prej personave në ngjarje, përcaktimin e distancës mes viktimave dhe secilit qitës, si edhe mes qitësave nga njëri-tjetri. Sakaq seanca e radhës është shtyrë më 7 maj në orën 12: 00.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PjerinXhuvani#GjykataApelit
Ещё видео!