Autoritetet britanike dënuan me 15 muaj burg një 23 vjeçar, shqiptar, i cili u kap në flagrancë në një shtëpi bari në Bradford të Anglisë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, për kultivim kanabisi brenda një banese në Bradford, efektivët e policisë britanike zbarkuan menjëherë në vendngjarje. Mediat britanike, raportojnë se në momentin kur mbërritën efektivët e policisë, në shtëpinë e barit ndodhej vetëm shqiptari, 23 vjeçar Bledar Simaku.
Fill pas mbërritjes së policisë, Siamku u ngjit në çatinë e ndërtesës dhe hodh nga çatia për t’i shpëtuar prangave të efektivëve. Megjithëse me këmbë të thyer, në momentin kur ka rënë nga çatia, Siamku është përpjekur të largohej nga shtëpia e barit, por kamerat e sigurisë të tipit ÇTV, kanë bërë të mundur gjurmimin dhe kapjen e të riut shqiptar.
Në shtëpinë e barit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, llambat e ngrohjes dhe sistemi i ujitjes. Sipas prokurorisë së këtij qyteti, gjurmët e gishtave të Simakut u gjetën në shtëpinë e barit ku kultivoheshin 500 deri në 600 rrënjë të kësaj lënde narkotike.
Bledar Simaku kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa iu gjet edhe karta e identitetit shqiptare. Ai u dënua me 15 muaj burg. Simaku do të vuajë gjysmën e dënimit të tij në Britani përpara se të ekstradohet në Shqipëri.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Britani#Policia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/_KSd4Gl--ms/maxresdefault.jpg)