Arben Ahmetaj është rikthyer në Ekzekutiv si ministër Shteti për Rindërtimin. Ai ka bërë sot betimin përpara presidentit Ilir Meta.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”
Presidenti Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
Puna e Ahmetajt do të ketë në fokus dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ndjekjen e procesit të rindërtimit për shtëpitë e shembura.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#IlirMeta#ArbenAhmetaj#TopChannel
Ещё видео!