Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho këtrë të hënë publikoi listën paraprake të 27 futbollistëve në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani. Në këtë listë bie në sy lënia jashtë e emrave të tillë si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni e keidi bare, ndërkohë që është grumbulluar për herë të parë Medon berisha, e janë kthyer Abrashi, manaj e Broja.
Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën.”
Tekniku brazilian foli në mënyrë specifike për rikthimin e Abrashit dhe thirrjen e Berishës nga skuadra e U21
Nuk është e thjeshtë, unë preferoj të flas gjithmonë për lojtarë që janë mirë. Abrashi është një lojtar që ka luajtur në Euro 2016. I vetmi mesfushor që ka bërë Evropianin, na ka sjelle eksperiencë, shpirtin dhe grintën që ka kjo skuadër. Berisha është një vit që e ndjekim, prej kohësh. Si Mitaj që vjen një moment, është një punë që është gati dhe duhet të ketë këtë eksperiencë. Abrashi do i japë shumë eksperiencë këtij lojtari.
Pjesë e kombëtares është edhe Broja pavarësisht minutazhit të pakët që ka pasur te skuadra e Fulham në premier league
Për sa i përket Brojës, është lojtar që të gjithë e njohin mirë. Është i shpejtë dhe i forto në situate një kundër një me mbrojtësin, ka 6 muaj që e ka lënë dëmtimin pas, po ashtu edhe si Manaj që mund të jap maksimumin në fushën e lojës. Në rastin e Shqipërisë ka lojtarë që nuk luajnë me klube ose luajnë pak, por kur kanë ardhur te ne janë paraqitur mirë prandaj nuk është kriter kryesorë për ne minutazhi. Listën përfundimtare, trajneri Sylvinho do ta publikojë në 7 qershor pas ndeshjeve miqësore që do të luajë me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin. Kombëtarja kuqezi do të nisë aventurën e saj në Euro 2024 në 15 qershor me sfidën ndaj Italisë, në 19 qershor do të luajë me Kroacinë për të mbyllur fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Spanjës në 24 qershor
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sylvinho#Cikalleshi
![](https://i.ytimg.com/vi/_MkD0Q94TNI/maxresdefault.jpg)