Vrasja e Ardian Nikulajt më 19 prill, në Shëngjin është zbardhur. Për këtë çështje janë lëshuar 6 urdhër arreste. Ai që akuzohet për ekzekutimin e planit është portugezi Ruben Saraiva.
Mes informacioneve, fotove dhe videove që qarkulluan për Edmond Haxhian, shtetas shqiptar dhe britanik, kushëri i familjes Lekstakaj me të cilin Nikulaj ishte prej 26 vitesh në hasmëri, apo për 4 shtetasit e tjerë britanik, mes tyre dhe një vajzë, video dhe foto kanë dalë edhe për ekzekutorin.
Ai shihet i shoqëruar nga një shqiptar, fytyra e të cilit nuk duket, teksa shan kryeministrin Edi Rama.
Pas arrestimit të 4 personave në Londër, ata u njohën me vendimin e gjykatës e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa vajza e cila u arrestua pak momente më vonë këtë të hënë do të njihet me vendimin e gjykatës.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!