#nenetereza #erionveliaj
Tirana i bashkohet Shkupit dhe Prishtinës në një akt simbolik, siç është mbjellja e 25 fidanëve, nga farat e bredhit të Nënë Terezës që ndodhet në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar në mbjelljen e fidanëve të rinj tha se shumë shpejtë do ngrihet një objekt i cili do shërbej si një vend lutjeje për pasuesit e Nënë Terezës.
“Nuk kishte vend më të bukur se sa një park që ndodhet m’u mbi sheshin “Nënë Tereza”, që mban emrin e saj, në ditët e Lumturimit të saj, të përkujtojmë atë ngjarje të shenjtë. Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo ka vendosur që, në kodrat e Liqenit të Tiranës, në anën tjetër, të ngrejmë një shenjtore të Nënë Terezës, si një vend reflektimi dhe lutjeje, një vend qetësie dhe paqeje.
Veliaj tha se duhen sa më shumë nisma të tilla që i bashkojnë shqiptarët.
“Ne shqiptarët, ndonjëherë, shquhemi për shumë debate pa duk, ‘e lagu, s’e lagu’, ‘i kujt je ti, i kujt jam unë’, ‘partia jote, partia ime’. Na duhen më shumë nisma të tilla që na bashkojnë, jo ato që na përçajnë. Kjo është një nismë që bashkon.”
Nisma e përbashkët mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës do të kurorëzohet me përtëritjen e tre parqeve me bredha, si vazhdimësi e bredhit të Nënë Terezës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!