Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai është ftuar të intervistohet si i dyshuar nga Gjyakat Speciale në Hagë. Ai ka kërkuar nga Presidenti të shpallë ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai këtë vendim e ka marrë pasi është ftuar për tu marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.
Haradinaj në fund të mbledhje së qeverisë ka shprehur bindjen se pastërtia e luftës së UCK-së nuk do të njolloset nga askush.
Nderi i kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do ti dalë përballë shpifësve ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.
I emocionuar në konferencën e jashtëzakonshme për media Haradinaj tha se Kosovës po i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndërsa tha se ndarja është e papranueshme.
Ndërsa tha se pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthen popullit ndërsa ka kërkuar nga Presidenti t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Për të ky vendim, i dyti me radhë për tu dorëhequr nga posti i kryeministrit nuk ishte i lehtë. Ai kishte dhënë dorëheqje edhe në vitin 2005 nga posti i Kryeministrit për t’u ballafaquar me Gjyaktën e Hagës, por nuk e pati prishur koalicionin qeveritar që e kishte me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Raporti: Blerta Dalloshi Berisha
Kamera:Visar Kryeziu
Ещё видео!