[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës duke i uruar për rezultatin e arritur në 14 shkurt.Vuçiç gjithashtu ka theksuar se presionet nga Brukseli dhe Uashingtoni do të marrin si përgjigje, durim dhe tolerancë. ALEKSANDER VUÇIÇPRESIDENT I SERBISE “Do të shohim se çfarë do të thonë për marrëveshjen e Uashingtonit. Po e shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që do të dëshironin është që Serbia ta pranojë Kosovën. Në rast se ata mendojnë që kjo realisht është e mundur, atëherë, lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu. Më mirë t’i lëmë ata që ta tregojnë nervozizmin, ndërkaq ne, do të vazhdojmë të merremi me fuqizimin e ekonomisë tonë.” Serbia do të investojë shtatë milionë euro për objektin e universitetit në Mitrovicën e Veriut ndërsa do të japë ndihmë mujore prej 200 eurosh për të papunët dhe 100 euro për fëmijët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës. Të hënën e një marsit, i dërguari i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.
![](https://i.ytimg.com/vi/__ATISGfJus/maxresdefault.jpg)