Pas dy ditësh nga sulmi kibernetik ndaj faqeve online të institucioneve tona, AKSHI njoftoi se ka arritur të rikuperojë 4 prej tyre dhe situata po kthehet në normalitet.
Faqet e rikthyera dhe mund të përdoren nga qytetarët janë Drejtoria e Transportit, e Doganave, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencia Kombëtare e Barnave.
“Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-Albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera. Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë”.
Prej të dielës, sistemet online të institucioneve qeveritare u përballën me një sulm kibernetik, i ndryshëm dhe më i rrezikshëm se herët e tjera, duke bërë që të gjitha faqet që ofronin shërbim online të rrëzohen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!