#oranews #ilirmeta #pl #incineratoret
Ilir Meta deklaroi nga konventa e Partisë së Lirisë ku u konfirmua si kryetar, se program politik i tij synon rishikimin e kontratave të PPP-ve dhe konfiskimin e aseteve të krijuara nga veprimtaritë korruptive dhe kriminale me incineratorët. Ai konfirmoi se në zgjedhjet lokale do hyjë me PD-në me synim kryesor përfaqësimin në këshillat bashkiakë.
Ilir Meta është konfirmuar të shtunën, 29 tetor 2022, si kryetar i Partisë së Lirisë përmes votës së fshehtë nga mbi një mijë delegatë. Ai do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën ku kreu i Partisë së Lirisë, premtoi se 50% e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë do të jenë të rinj.
Ilir Meta: "Për këshillat bashkiakë 50% do të jenë të rinj e të reja. Duam që të jenë të rinjtë më të talentuar, më të aftë e më përfaqësues”
Para delegatëve të Partisë së Lirisë, Meta u zotua se synim kryesor është të konfiskojnë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale si dhe rishikimin ligjor të kontratave dhe PPP-ve.
1. Ndertimin e nje sistemi fiskal gjithëpërfshirës dhe te drejtë per te siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore sipas parimit qe ai që fiton me shume, paguan me shume.
2. Sistemi fiskal pa diferencime dhe pa perjashtime jo standarte do te lejoje funksionimin e tregut me rregulla dhe do te gjeneroje te ardhura suplementare.
3. Nje sistem fiskal me nje numer sa me te vogel te taksave dhe te jete i qendrueshëm per te ulur kostot dhe rritur investimet e biznesit.
4. Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomise dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.
5. Ulja e informalitetit ne ekonomi ne te gjitha format dhe vecanerisht te punesimit do te jete prioriteti yne per te rritur te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurave personale.
6. Permiresim ne menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij.
7. Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.
8. Konfiskimin e aseteve te krijuara nepermjet veprimtarive korruptive e kriminale, si incerenatore
Meta akuzoi kryeministrin Rama, se po abuzon me paratë e qytetarëve për fluturimet e tij në charter privatë të cilat i cilësoi si të pajustifikueshme.
Programi
Kryetari i Partisë së Lirisë prezantoi programin politik të kësaj partie e cila bazohet tek llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendumi. Ndërkohë që modeli ekonomik do të bazohet tek thyerja e monopoleve dhe thirrtja e konkurencës.
"Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi I shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë" tha Meta.
Disa pika te programit politik
“Do të çmontojmë modelin që e mbyti Shqipërinë me miliarda Euro borxh, të cilat i shërbyen korrupsionit dhe asnjëherë qytetarit.
Do të thyjmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipermarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurencen dhe thithur investimet e huaja.
Do ti japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo cdo kontrate tjeter që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet.
Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet.
Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si incineratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja.
Ne do të çmontojmë modelin që e mbyti Shqipërinë me miliarda Euro borxh, të cilat i shërbyen korrupsionit dhe asnjëherë qytetarit.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/_hQK4SQeheE/mqdefault.jpg)