Deklaratat e kryeministrit të Kosovës për një luftë të mundshme me Serbinë, si pasojë e ndikimit të Rusisë, janw trajtuar edhe nw mediat britanike.
Në një analizë, gazeta e njohur britanike “The Spectator”, thotë se përmendja e telasheve dhe frikës së ritkthimit të luftës në Ballkan, shqetëson të gjithë komunitetin ndërkombëtar.
Gazeta thotë megjithatë se edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë.
Spectator thotë se Rusia mund të jetë pas incidenteve si gjuajtja e rojeve kufitare, por Serbia është lojtari i vërtetë në Mitrovicë dhe vështirë se ka nevojë për nxitje nga jashtë.
Sigurisht që Rusia e sheh Serbinë si aleatin e saj në rajon: Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, shpesh flet për Kosovën si një leksion objekt se si të mos drejtohen çështjet ndërkombëtare”,thekson media britanike.
Por sipas saj arsyeja e qartë pse lufta ka shumë pak gjasa të ndodhë është se amerikanët kanë kontrol mbi atë që ndodh në Kosovë vështirë dhe do ta lejonin kurrë një konflikt mes dy vendve.
Gazeta kujton se SHBA kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe mbështetje ajrore lehtësisht të arritshme. KFOR-i (forca paqeruajtëse kosovare e udhëhequr nga NATO me mbi 3000 personel ndërkombëtar) është ende në Kosovë dhe trupat italiane janë shumë të dukshme rreth Mitrovicës. Edhe Britania po trajnon forcat e mbrojtjes kosovare. Me fjalë të tjera, ne nuk jemi në një situatë të ngjashme me Ukrainën”, thekson gazeta.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbi#Kosove#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/_k7gJys5wFw/maxresdefault.jpg)