“I jam drejtuar Fiks Fare se jam arrestuar padrejtësisht. Unë jam arrestuar në datën 4 maj 2022. Më arrestuan shefi i SHKB-së se kam qenë në turnin e dytë. Arsyeja një person ka qenë i shoqëruar në komisariat, nga ora 14.00 deri në orën 16.00. Në orën 16.00 na merr OPGj Nevruz Duro dhe e çova te zyra e tij. E shoqërova nga dhoma e shoqërimit. I komunikoi urdhrin e arrestit, e kontrolluan që s’ka sende të paligjshme, hedh firmën oficeri Nevruz Duro dhe kam hedhur edhe unë firmën që kam qenë i pranishëm. Unë që isha i pranishëm më kanë futur në burg, kam bërë burgun. Kurse oficeri është në gjendje të lirë. Nuk u arrestua, as u procedura” thotë ish polici.
Më pas trgon se ambientet e Komisariatit të Policisë në Kavajë kanë kamera. “Edhe te dhomat e shoqërimit, te oborri, ka kamera. Kanë të gjitha kamera. Detyra ime ka qenë shoqërimi i personit nga dhomat e shoqërimit deri te oficeri. Që të mos arratisej dhe të mos godasë OPGj. Mua më dënuan dhe arrestuan për të mbushur numrin, për të mbrojtur oficerin. Un s’kisha përkrahje. Oficeri Nevruz Duro është kushëriri i Flamur Duros. Flamur Duro është shef i rendit. Janë kushërinj me njëri-tjetrin. Vëllai i Flamurit ka qenë prokuror në Kavajë dhe është kunati i Nasip Naços. Kurse të dy, shefi I SHKB-së së Durrësit dhe komandanti I SHKB-së janë kushërinjtë e Nevruz Duros. Edhe Nevruz Duro ka firmosur te procesverbali. Dhe procesverbali është te oficeri” thotë Behxheti.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/_lg2O6EqMOQ/maxresdefault.jpg)