Menjëherë pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga ana e serbëve në Leposaviq, qeveria e Albin Kurtit ka vendosur të ndalojë hyrjen e mallrave serbe në vend.
Lajmi konfirmohet nga televizioni Koha në Kosovë, që raporton se qeveria e Kurtit ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të hyrjes së mallrave serbe në territorin e Kosovës.
Kjo masë vjen si nëj reagim I Kosovës për rrëmbimin e tre policëve, veprim ky që u cilësua si dashakeq dhe me qëllime destabilizuese, nga ana e kryeministrit Kurti në një reagim zyrtar për ngjarjen.
Kurti përsëriti apelin për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe kërkoi edhe ndërhyrjen e ndërkombëtareve, teksa edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e quajti ngjarjen të papranueshme.
Ndalimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë ëshët vetëm masa e parë e qeverisë së Albin Kurtit. Vlen të theksohet se Kosova importon më shunmë se 150 milionë euro mallra në vit nga Serbia, kryesisht ushqime.
Produktet serbe zënë vendin e parë në tregun e Kosovës, që ka vendosur edhe një herë tjetër të bllokojë hyrjen e tyre, pikërisht kur u përpoq të zbatojë parimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Kosova
Ещё видео!