Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit dhe një arsenal armësh e municion luftarak u sekuestruan gjatë kontrolleve në banesën e tij.
Në pranga përfundoi shtetasi Gëzim Sulejmani. Policia shkoi në banesën e tij pas sinjalizimeve për dhunë në familje, pasi 60-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.
Uniformat blu gjatë kontrolleve në banesë gjetën dhe sekuestruan një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, si dhe 12 krëhra me fishekë.
Policia kreu arrestimin në flagrancë ndaj 60-vjeçarit, që akuzohet për dhunë në familje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.
Në lidhje me armët, grupi hetimor do të verifikojë nëse mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale të pazbardhura vitet e fundit, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Fierit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Fier#Policia
![](https://i.ytimg.com/vi/_t2XodocbC8/maxresdefault.jpg)