#oranews
Hetimi i nisur nga SPAK për tenderat e ushqimeve në Ministrisë së Mbrojtjes në kohën e pandemisë, duket se nuk e ka bindur Gjykatën e Posaçme.
Pas dërgimit çështjes në gjyq për katër zyrtarë, GJKKO në seancën paraprake ka rrëzuar akuzën “për shkelje dhe pabarazi në tendera” duke argumentuar se të pandehurit duhen verifikuar vetëm “shpërdorimin e detyrës” që është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës Tiranë.
Në 2 mars SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të pandehurve: Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal, dhe Sokol Zaimit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal”.
Tenderat
Hetimet nisën për tenderin e ushqimeve dhe atë të blerjes së materialeve mbrojtëse për personelin e Forcave të Armatosura.
Bëhet fjalë për një tender të ndarë në dy kontrata. E para ishte ajo e blerjes së paketave ushqimore që do të shpërndaheshin për familjet në nevojë gjatë kohës së masave shtrënguese që çuan në bllokimin e plotë të lëvizjesve në vend, për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Kontrata e dytë kishte si objekt blerjen e materialeve mbrojtëse për mbështetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuara me përballimin e emergjencave gjatë pandemisë. Edhe në këtë rast nuk është zhvilluar garë, por është përzgjedhur nga autoritetet kompania XPERT SYSTEMS sh.p.k. e cila ka ofruar 331.864 euro nga fondi limit prej 339.380 eurosh.
Ishte opozita ajo e cila denoncoi rastin duke zbuluar se kompania EUROVIA, ishte një shoqëri që vepronte në Maqedoni dhe që kishte kryesisht në qendër të aktivitetit pajisje elektronike, por që vetëm pak dita para shpalljes së garës, kishte përfshirë edhe furnizimin me mallra ushimore.
Fondi limit ishte 874.215 euro, dhe kontrata ju dha ofertës prej 838.264 eurosh, kompanisë EUROVIA shpknj.
SPAK pretendoi se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtar të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë favorizuar subjektet fituese në kundërshtim me ligjin, ndërsa i pandehuri Sokol Zaimi, me detyrë Drejtor (i komanduar), i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, rezultote sipas SPAK-ut që “me mosveprim nga ana e tij, ka sjellë si pasojë përllogaritjen e fondit limit në një vlerë më të madhe” lidhur me kontratën e parë.
Në lidhje me këtë rast në atë kohë reagoi dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se gjithçka është bërë sipas ligjit, ndërsa denoncimin e opozitës e cilësoi si skenë e versionit më të fundit të Babales.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/_trLfFfqfzc/mqdefault.jpg)