Rusia njoftoi se dhjetëra dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës që shkoi drejt territorit të saj, të nisura pasi Volodymyr Zelensky u zotua të marrë hak për valën e bombardimeve ruse të hënën që moren të paktën 37 jetë njerëzish e shënjestruan edhe spitalin pediatric në Kiev.
Ministria ruse Mbrojtjes deklaroi se janë kapur 38 dronë në pesë rajone: 21 në Rostov, shtatë në Kursk, pesë në Astrakhan, tre në Belgorod dhe dy në Voronezh. Pas këtij episodi, nga sa pohojnë mediat lokale, aeroportet në dy rajone jugore të vendit i kanë kufizuar fluturimet. Sipas guvernatorit të Belgorodit, goditjet ukrainase atje lanë të vrarë katër persona, plagosën 20 të tjerë, shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtuan me dhjetera banesa.
Në Volgograd, një depo nafte dhe një nënstacion elektrik u përfshinë nga flakët si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët. Perëndimi i dënoi ashpër sulmet ruse të një dite më parë, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë për to. Rusia vazhdimisht e ka mohuar se shënjestron ndërtesat e banimit, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile, pavarësisht dëshmive që tregojnë të kundërtën.
Sulmet gjatë ditës në Ukrainë kanë qenë përgjithësisht të rralla, edhe pse prej 6 muajsh ushtria ruse e ka intensifikuar ngadalë bombardimin e qendrave të banuara të vendit fqinjë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!