Pas gati një viti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel. Takimi mes liderëve të dy shteteve do të mbahet më 26 qershor, në kuadër të një raundi të ri dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Lajmi është konfrmuar nga zëdhënësi I Bashkimit Europian, Peter Stano, ndonëse ende nuk ka detaje mbi këtë tryezë të re dialogu. Ajo çfarë mësohet është se ky takim i nivelit të lartë do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak. Po ashtu mësohet se dakordësimi për këtë raund të ri bisedimesh dhe takimin Kurti-Vuçiç, është rënë dakord gjatë takimeve të Lajçak në Kosovë e Serbi.
Kujtojmë se për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, takim I cili përfundoi pas një sukses. Pas këtij takimi, 10 ditë më vonë do të regjistrohej sulmi terroristë në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Ky sulm do të ridimensiononte marrëdhëniet, mes dy shteteve teksa Kosova akuzon Serbinë si organizatore të sulmit, pasi armët e gjetura ishin nga repartet ushtarake serbe. Mbetet për tu parë nëse do të ketë përparim nga ky takim, pasi Bashkimi Europian kërkon implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët, si dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#Vuçiç
![](https://i.ytimg.com/vi/_vxuKeNVQys/maxresdefault.jpg)