Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa reshtur për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, dhe përpjekja e tyre nuk ishte e pasuksesshme: ata kanë nxjerrë 45 persona nga gërmadhat, përfshirë dhe një tre vjeçare që u gjet e gjallë mbrëmjen e djeshme.
Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë sfiduar temperaturat nën zero, e në disa raste kanë gërmuar edhe me duar, siç thonë raportet në media, me shpresën të shpëtojnë sa më shumë jetë pas tërmetit të magnitudës 6,8 që goditi mbrëmjen e së premtes qytetin Sirvrice, në provincën Elazig. Bilanci i viktimave të lëkundjes së fuqishme të tokës ka mbërritur në 35, ndërsa të plagosurit janë mbi 1.600.
Turqia njihet si vend me aktivitet të lartë sizmik. Elazigu u godit dhe në vitin 2010 nga një tërmet me magnitudë 6, i cili la të vdekur 51 persona. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, një ditë më parë mori pjesë në varrimin e një nëne bashkë me djalin e saj që humbën jetën nga tërmeti përpara dy ditëve. Ai paralajmëroi qytetarët përpara mediave se po përhapen edhe lajme të pavërteta se vendi është i papërgatitur për tërmetet. “Mos i dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propaganda e askujt dhe ta keni parasysh se jemi në shërbimin tuaj”, tha ai. Agjencia Shtetërore turke e Fatkeqësive natyrore bëri të ditur se tërmeti është pasuar nga gati 400 pas lëkundje.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Earthquake#Turkey#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/a18A2JPIipE/maxresdefault.jpg)