Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev, denoncoi të enjten premtimin e dalë nga samiti i NATO-s, për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës dhe tha se Rusia duhet të kërkojë "zhdukjen" e Ukrainës dhe të aleancës ushtarake perëndimore.
Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev citoi pjesë nga deklarata e NATO-s në samitin e saj në Uashington: "Aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO." "Përfundimi është i qartë. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që 'rruga e pakthyeshme' e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës ose me zhdukjen e NATO-s. Ose edhe më mirë, me zhdukjen e të dyjave." Medvedev, i cili gjatë presidencës së tij në vitet 2008-2012 konsiderohej si një zë i moderuar pro-perëndimor, është rikthyer me një portret të kundërt të tij që ka fillimi i luftës në ukrainë. Ai ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në dhe aleatët e saj me luftë bërthamore për shkak të nidhmave ushtarake të tyre për Kievin. Çdo vendim për përdorimin e armëve bërthamore ruse i përket Presidentit Vladimir Putin. Por diplomatët thonë se qëndrimet e Medvedevit, “i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë”, ofrojnë një tregues të mentalitetit që ekziston në krye të Kremlinit, i cili e prezanton luftën në ukrainë si një luftë ekzistenciale me perëndimin.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#Ukraina
Ещё видео!