TROPOJE - Operacioni i policisë së Bajram Currit i mbështetur nga forcat e ndërhyrjes së shpejete për arrestimin e të shumëkërkuarit, Petrit Çakrri, është shoqëruar me të shtëna me arme zjarri.
Cakrri njohur si një nga dëshmitarët e çështjes Hajdari ndodhej në fshatin e tij të lindjes në Llukaj teksa në orët e para të mëngjesit ka pikasur se në drejtim të banesës tij ishin nisur forca të policisë ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.
Forcat e policisë i janë përgjigjur në të njëjtën monedhë, teksa nga të shtënat me armë zjarri nuk ka patur të lënduar. Mësohet se Çakrri ka mundur të largohet nga banesa e tij dhe duke përiftuar edhe nga njohja terrenit. Ai dyshohet të jetë strehuar në malësinë e zonës, teksa vijon puna intensive për arrestimin e tij.
Petrit Çakrri është një emer i njohur për policinë e tropojës i përfshirë në disa ngjarje kriminale, teksa është arrestuar dhe është liruar nga gjykata disa herë. Çakrri, ishte një nga dëshmitarët mbi të cilin Prokuroria mbështeti akuzën kundër të pandehurve që u dënuan për vrasjen e Azem Hajdarit.
![](https://i.ytimg.com/vi/a4Z-QgJuNM0/mqdefault.jpg)