Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Silvinjo deklaroi se për të fituar kundër Çekisë, duhet që kuqezinjtë të japin shpirtin dhe zemrën në fushë. Tekniku 49-vjeçar tha në konfernecën për shtyp përpara sfidës së vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 se për ketë përballje nuk do të luajë Armando Broja, për shkak të një dëmtimi. Silvinjo sqaroi se përse Broja nuk mund të luajë.
"Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot! Eshtë stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme."
Berat Gjimshiti shprehet se djemtë kuqezi janë gati për t'u përballur me Çekinë. Përqendrimi në grup është maksimal, ndërsa euforinë ai nuk e shikon si problem. Mbrojtësi pret të njëjtën ndeshje si më 7 shtator në Pragë, ndërsa nuk i trembet kualiteteve çekë. Gjimshiti i konsideron të tria sfidat e mbetura të këtyre kualifikueseve si finale.
Mungesa e Ismajlit: Është një mungesë për të gjithë skuadrën. Gjithsesi kemi lojtarë që janë me vite në kombëtare, që luajnë qendërmbrojtës. Besoj se s’ka për të qenë problem, sidomos për mua, pasi nuk është se i besoj njërit shumë apo tjetrit. Të gjithë lojtarët që luajnë me mua janë njësoj. Besoj se do ia dalë mirë kush luan.
----------------------------------------------
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]...
Instagram: [ Ссылка ]...
YouTube: [ Ссылка ]...
TikTok: [ Ссылка ]=...
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri.ai
Ещё видео!