Kombëtarja Shqiptare do të nisë sot në mbrëmje aventurën e saj në edicionin e tretë të Nations League. Kuqezinjtë e Edy Rejas këtë radhë janë në Ligën B dhe përballjen e parë në këtë sezon do ta kenë me Islandën në Rejkjavik ndaj së cilës do të kërkojnë të marrin maksimumin për ta nisur sa më mirë këtë kompeticion
Trajneri Edy Reja nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje 3 futbollistë; Armando Brojën, myrto Uzunin dhe keidi Bare, megjithatë tekniku italian duket se e ka përcaktuar formacionin bazë të skuadrës së tij për këtë sfidë me islandezët
Në portë do të jetë Etrit Berisha, njëkohësisht edhe në rolin e kapitenit, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga të zakonshmit ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. përsa i përket mesfushës që do të jetë me 5 lojtarët, Hysaj do të luajë në krahun e majtë dhe Balliu në të djathtin. në mesin e fushës, duket se është konfirmuar Gjasula që pritet të jetë përkrah Abrashit të rikuperuar nga dëmtimi dhe Cekici
Përsa i përket repartit të sulmit, në mungesë të brojës dhe Uzunit, trajneri Reja duket se ka vendosur t'i besojë Taulant Seferit të Tiranës, me goleadorin bardheblu që do të luajë përkrah Sokol Cikalleshi, ndërkohë që Balaj dhe vrioni do të nisin këtë ndeshje nga stoli. Sfida mes islandës dhe kombëtares shqiptare do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kombëtarja#Ndeshja#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/aAwZJThsIB0/maxresdefault.jpg)