#belindkellici #erionveliaj
Banorëve që iu shëmbën nga bashkia shtëpitë në zonën e Kombinat, për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019-ës, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës u premtoi se do t’I marrin pronat e tyre aty ku I kishin.
“Do të marrin pronën e tyre aty ku e kishin dhe me sipërfaqen e pronës aty ku e kishin.”
Belind Këlliçi e cilësoi vjedhje shembjen e disa pallateve në zonën e Kombinatit, duke akuzuar kundërshtarin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës se 4 vjet pas tërmetit Veliaj refuzon të përballet me banorët, të cilëve ai tha se iu është marrë prona nën pretekstin e rindërtimit.
“Mirë do ishte të ishte këtu me mua. Të thoshte që: Nuk kam bërë mirë, 1,2,3, ose i kam bërë mirë, gënjeni ju! Por fakti që i shmanget debatit, tregon që nuk punon për interesin e qytetarëve, po punon për interesin e atyre ndërtuesve.”
Këlliçi tha se Kryebashkiaku Veliaj është në panik nga premtimi i tij për transport publik falas, shërbim nga i cili sipas kandidtit të opozitës do të përfitojnë 200 mijë qytetarë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/aC-tc711PyM/maxresdefault.jpg)