Lajme Arkiva 2001
Atentat në qendër të Shkupit. Një polic maqedonas është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi u qëlluan në një kafenë në qytet. Nuk është përcaktuar nëse atentati lidhet me forcat ushtarake maqedonase dhe UÇK-së, por analistët thonë se ky incident mund t'a ngrejë tensionin në Maqedoni. Një burim tjetër policor bëri të ditur se policët ishin qëlluar pas shpine nga dy persona të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja.
Forca të shumta policore rrethuan zonën që ndodhet shumë afër qendrës së qytetit, por zona e atentatit banohet kryesisht nga shqiptarët. Banorët përreth thanë se kishin dëgjuar 4 të shtëna. Një banor lokal tha se njëri prej policëve ishte shqiptar, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim. Marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase janë acaruar shumë.
Kështu një grup maqedonasish të zemëruar kanë ngritur flamurin kombëtar maqedonas në qendër të Tetovës që është dhe zemra e konfliktit mes shqipëtarëve dhe maqedonasve. Ata e vunë flamurin mbi një automjet ushtarak. Ndërsa në Shkup me qindra shqiptarë mbajtën radha të gjata për pasaporta me shpresë për t'u larguar nga vendi./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/aC4meBPz298/maxresdefault.jpg)